Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Rreth 70 mijë efektivë policie dhe personel sigurie do të angazhojnë autoritetet franceze në të gjithë vendin me qëllimin siç thonë, të garantojnë rendin gjatë protestave të paralajmëruara për ditën e sotme. Tubime masive janë njoftuar si nga sindikatat, ashtu edhe nga organizatat studentore, të cilat kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës dhe kërkojnë përmirësimin e kushteve për të rinjtë. Ndërkohë, lëvizja e Jelekëve të Verdhë ka bërë thirrje për një grumbullim të veçantë në Place de la Concorde, në Paris, pavarësisht se një gjë e tillë i është ndaluar.Mes thirrjeve të kësaj lëvizjeje për mosbindje civile masive, ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, deklaroi se forcat e rendit janë përgatitur për incidente të mundshme, përfshirë përleshje dhe akte grabitjeje. Protestat e fundit në Francë kanë...