Franca mobilizon 70 mijë policë dhe xhandarë për protestat e fundjavës

Franca mobilizon 70 mijë policë dhe xhandarë për protestat e fundjavës

Qeveria franceze do të mobilizojë rreth 70 mijë oficerë policie dhe xhandarë në të gjithë vendin këtë fundjavë, në kuadër të masave të shtuara të sigurisë për protestat e paralajmëruara. Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, deklaroi se në terren do të angazhohen edhe njësitë speciale të ndërhyrjes, skuadrat kundër trazirave dhe personel në trajnim, për të garantuar rendin publik dhe për të mbrojtur ndërtesat qeveritare e institucionet publike. Ndër njësitë që do të aktivizohen janë GIGN, Grupi Kombëtar i Ndërhyrjes së Xhandarmërisë, dhe RAID, të specializuara kryesisht në operacionet kundër terrorizmit, shpëtimin e pengjeve dhe mbrojtjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë. Nuñez tha se autoritetet synojnë të krijojnë një forcë policore “jashtëzakonisht të lëvizshme, të shkathët dhe efektive”, duke paralajmëruar masa të rrepta...