Fran Marashi mbetet në regjimin “41 bis”, gjykata rrëzon kërkesën e tij

Fran Marashi mbetet në regjimin “41 bis”, gjykata rrëzon kërkesën e tij

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit Fran Pal Marashi, i cili kundërshtonte vendimin e Ministrit të Drejtësisë për vendosjen e tij në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë. Marashi kishte depozituar më 16 prill kërkesën për kundërshtimin e urdhrit nr. 620, datë 13.12.2024, që kufizon të drejtat e tij në kuadër të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Trupi gjykues vendosi mospranimin e kërkesës së Fran Marashit, me argumentin se ishte depozituar jashtë afatit ligjor.
Burimi: Javanews.al