Fotot e protestuesve me precedentë penalë, Lapaj: Rama kërkon të justifikojë dhunën e policisë
Kryeministri Edi Rama publikoi këtë të premte fotografi dhe të dhëna për 45 persona, të cilët kanë precedentë penalë dhe janë përfshirë në protestat e dhunshme në Tiranë. Publikimi ka nxitur reagimin e kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili akuzon qeverinë se po përpiqet të paraqesë protestuesit si kriminelë për të justifikuar veprimet e policisë. ”Po mundohet të kriminalizojë popullin e vet për të justifikuar dhunën që po përdor”, u shpreh Lapaj, duke akuzuar Ramën se po e përdor publikimin e këtyre të dhënave për të justifikuar ndërhyrjen e policisë gjatë protestave.
Burimi:
kohajone.com