Fotoja e rrallë e Presidentes së Kosovës, nga dasma e saj në moshën 23 vjeçare

Fotoja e rrallë e Presidentes së Kosovës, nga dasma e saj në moshën 23 vjeçare

Një fotografi e vjetër e Presidentes së sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas betimit të saj para Kuvendit të Kosovës. Fotografia është shkrepur në vitin 1977, në ditën e martesës së saj, kur Shiroka-Pula ishte vetëm 23 vjeçe. Në imazh ajo shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, Blerimin, si dhe me prindërit e të dy familjeve. Fotografia, pjesë e arkivit personal të Presidentes, ishte publikuar më shumë se një dekadë më parë nga revista “Teuta”, në kuadër të një interviste ku Shiroka-Pula kishte rrëfyer detaje nga dita e martesës. Në atë kohë, ajo kishte treguar se dasma ishte organizuar në mënyrë të përbashkët nga dy familjet, Shiroka dhe Pula. “Aktualisht janë duke u organizuar shumë dasma të bukura...