FOTO/ Zjarr në një pallat në Korçë, evakuohen banorët, nuk ka të lënduar!

FOTO/ Zjarr në një pallat në Korçë, evakuohen banorët, nuk ka të lënduar!

Një zjarr ka përfshirë një pallat në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, duke detyruar autoritetet të nisin evakuimin e banorëve. Nuk raportohet për persona të lënduar. Flakët kanë shpërthyer në një prej ambienteve të pallatit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia. Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.