Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Blindohet Rinasi edhe Tirana në momentin e ardhjes së kombëtares serbe në sfidën që do të ketë nesër me Shqipërinë. Policia e Shtetit ka realizuar eskortimin dhe shoqërimin e skuadrës së futbollit të kombëtares së Serbisë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas drejt Tiranës. “Masat e sigurisë janë zbatuar nga strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, duke garantuar një itinerar të sigurt dhe pa incidente, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë. Policia e Shtetit do të vijojë të zbatojë të gjitha masat e planifikuara në Planin e Posaçëm për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, ruajtjen e rendit dhe...