Foto/ Vëllezërit nga Tropoja dyshohet se vranë Renis Dobrën në liqenin e Shkopetit

Foto/ Vëllezërit nga Tropoja dyshohet se vranë Renis Dobrën në liqenin e Shkopetit

Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë tre vëllezërit që dyshohet se kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në lumin e Shkopetit. Vëllezërit me origjinë nga Tropoja dhe banues në Kamëz, janë të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Dobrës. Së bashku me ta si i përfshirë në krim dyshohet se është dhe miku i tyre, Petrit Çakrri, një nga dëshmitarët e vrasjes së Azem Hajdarit. Bashkë me Çakrrin, për ngjarjen është arrestuar edhe Fatjoni, ndërsa të tjerët janë në kërkim. Ngjarja e 8 korrikut dyshohet se shkak ka prishjen e pazareve të drogës. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv