Foto/ Urdhri i Ministrisë për evakuimin e fshatrave në Delvinë, momenti prekës kur e moshuara ndihmohet nga forcat zjarrfikëse të lërë shtëpinë e saj

Foto/ Urdhri i Ministrisë për evakuimin e fshatrave në Delvinë, momenti prekës kur e moshuara ndihmohet nga forcat zjarrfikëse të lërë shtëpinë e saj

Ministria e Mbrojtjes dha urdhër për evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret. Ajo u bëri thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre. Në fotot e shpërndara nga Ministria, shihet momenti prekës kur një e moshuar ndihmohet nga forcat zjarrfikëse që të evakuohet, duke braktisur shtëpinë e saj. Top Channel