FOTO/ Trazira te Ministria e Arsimit, i riu tregon plagën: Po na gjuajnë me pl*mba gome

FOTO/ Trazira te Ministria e Arsimit, i riu tregon plagën: Po na gjuajnë me pl*mba gome

Një situatë e tensionuar raportohet gjatë protestës që po zhvillohet pranë Ministrisë së Arsimit, ku një i ri ka treguar një plagë në trup, duke thënë se protestuesit po goditen me plumba gome nga ana e Policisë së Shtetit. “Po na gjuajnë me plumba gome”, është shprehur i riu, teksa ka treguar plagën e marrë gjatë tubimit dhe kjo po ndodh për herë të parë në këto ditë të trazirave që po ndodhin në Tiranë. Ngjarja vjen në një moment tensioni mes protestuesve dhe forcave të rendit në ditën e pestë të protestës studentore. Rrethanat e sakta të dëmtimit, si dhe pretendimi për përdorimin e plumbave të gomës, mbeten për t’u verifikuar në mënyrë të pavarur.