FOTO/ Shqiptari u vra për një borxh droge prej 1.500 eurosh, bashkëshortja: E prisnim në shtëpi unë dhe vajza ime
Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit Denaldo Maxhalaku, 31 vjeç, trupi i të cilit u gjet të mërkurën në një pus në zonën Felloniche të Longianos, në Itali. I dyshuari për krimin është Daniele Sartini, 29 vjeç, banues në Longiano, i cili ka rrëfyer para hetuesve se e ka vrarë shqiptarin me tre plumba pistolete dhe më pas ka fshehur trupin e tij. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur më 7 tetor, plot 21 ditë përpara se kufoma të zbulohej në një pus përgjatë rrugës Fondovalle Rubicone. Maxhalaku, me profesion bojaxhi dhe banues në Gatteo, ishte zhdukur pa lënë gjurmë, ndërsa bashkëshortja e tij kishte denoncuar humbjen e kontakteve me të. Shkak i vrasjes dyshohet të ketë qenë një borxh prej 1.500 eurosh...
Burimi:
syri.net