FOTO/ Qytetarët ironizojnë me pankarta: Rama me pasqyrë, Bela me skandal

FOTO/ Qytetarët ironizojnë me pankarta: Rama me pasqyrë, Bela me skandal

Në Tiranë është zhvilluar protesta e 127-të, ku qytetarët kanë përcjellë mesazhe kundër qeverisë dhe klasës politike përmes pankartave të vendosura gjatë tubimit. ‘127, drejtësia nuk zgjedh emra’, është një prej mesazheve të shfaqura nga protestuesit, duke kërkuar që drejtësia të trajtojë në mënyrë të barabartë çdo person, pavarësisht funksionit apo pozicionit politik. Në një tjetër pankartë shkruhet: ’Rama me pasqyrë, Bela me skandal, shteti u shkatërrua, populli ju bën bllokadë!’ Ndërkohë, një tjetër mesazh, i shkruar në anglisht, përcjell sloganin: ’127, askush nuk është i paprekshëm.’ Protestuesit kanë ngritur gjithashtu një pankartë me referencë ndaj vilave në Sardenjë, ku shkruhet: ’Vila edhe në Sardenjë dolën, radhën e ka Rama në SPAK të shkojë, ky narko-regjim i kalbur nuk ka më si të shpëtojë!’ Mesazhet...