FOTO/ Plaçkitje gjatë sulmeve, turma e protestuesve të maskuar zbraz dyqanet
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë dy dyqane në kryeqytet, të cilat janë sulmuar nga protestuesit e maskuar.Në një prej tyre, ata kanë plaçkitur parfume, ndërsa në tjetrin veshjet. Të maskuarit shihen teksa dynden brenda bizneseve dhe rrëmbejnë ç’të munden. Kujtojmë që gjatë 5 ditëve protesta të dhunshme, një sërë biznesesh e bankash kanë qenë pre të protestuesve, të cilët kanë shkaktuar dëme të shumta e shkatërrime.
Burimi:
javanews.al