FOTO/ Përfundon rehabilitimi i rrugës Qafë Thanë – Doganë, rritet siguria dhe lehtësohet qarkullimi

FOTO/ Përfundon rehabilitimi i rrugës Qafë Thanë – Doganë, rritet siguria dhe lehtësohet qarkullimi

Kanë përfunduar punimet për riparimin e shtresave asfaltike si dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë. Kjo ndërhyrje synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të rrisë ndjeshëm sigurinë rrugore në një nga akset me rëndësi të veçantë për trafikun hyrës dhe dalës në vend.