Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
FOTO/ Nis hedhja e shtresave asfaltike në hyrje të Shkodrës, projekti sjell hapësira sportive dhe argëtimi
Në kantierin e punimeve për hyrjen e re të Shkodrës ka nisur hedhja e shtresave asfaltike, me synim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve. Projekti i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe i mbështetur nga qeveria, parashikon transformimin e kësaj zone në një hapësirë shumëfunksionale dhe argëtimi. Në projekt është përfshirë ndërtimi i një parku prej 17-18 hektarësh, me ambiente sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike me pamje nga liqeni, si dhe hapësira për organizimin e aktiviteteve dhe koncerteve. Po ashtu, projekti parashikon ndërtimin e fushave të reja sportive dhe të një moli të ri, që do të...