Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Foto/ Mënyrë jo e zakontë votimi në Tiranë, ‘dy zemra’ për Partinë Socialiste
Kjo e shtunë shënon ditën e katërt të rinumërimit të kutive të votimit, ku deri më tani janë hapur 392 kuti. Mes fletëve që po rinumërohen nga numëruesit, është vënë re një mënyrë votimi jo e zakontë. Një votues/e ka zgjedhur që në vend të “x”, dy votat në kolonën e Partisë Socialiste i ka vënë në formë zemre, një për partinë dhe një për kandidatin preferencial, në këtë rast Ervin Hoxhën. Ndërkohë, ka edhe votues të tjerë, të cilët e kanë bojkotuar votimin, duke vendosur mbishkrime të mëdha mbi fletë. Top Channel