FOTO/ Makinës së parkuar i vihet flaka gjatë natës, Policia heton zjarrvënien e qëllimshme, merret dëshmia e pronares! Sekuestrohen pamjet e kamerave

FOTO/ Makinës së parkuar i vihet flaka gjatë natës, Policia heton zjarrvënien e qëllimshme, merret dëshmia e pronares! Sekuestrohen pamjet e kamerave

Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës së të hënës, në lagjen “24 Maji” të Vlorës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, ndërsa automjeti në pronësi të shtetases Silvana N., është përfshirë tërësisht nga zjarri. Pronarja ka dëshmuar se nuk ka konflikte, teksa pret përfundimin e hetimeve për ngjarjen. Policia dyshon se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në kuadër të hetimeve, po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth, me qëllim identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen. Hetuesit presin edhe rezultatet e ekspertimit piroteknik, për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe ndjekur linjën e investigimit.