Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
FOTO/ Makina përplas motorin në Sarandë, drejtuesi përfundon në spital
Mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 9:50 në rrugën “Skënderbeu”, pranë Hotel “Freskia” mjeti me targa AB854MM me drejtues 59 vjeçarin Etmand Sulaj, ka tentuar të kthehet në rrugë ku është goditur me motomjetin me targa AYI967 me drejtues Vangjel Piro 44 vjeç. Të dy banorë të Sarandës. Menjëherë Vangjel Piro është dërguar në spitalin e Sarandës për kontroll dhe sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë kanë shkuar në vend sherbimet e Qarkullimit Rrugor dhe po kryhen veprimet hetimore. Testi i alkolit rezulton në masëm 0.00 mg/l.