FOTO/ Kryeministri e ministrat, e gjithë qeveria në stërvitje ushtarake

FOTO/ Kryeministri e ministrat, e gjithë qeveria në stërvitje ushtarake

Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, ka vënë në stërvitje ushtarake ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë, duke argumentuar se disiplina e forcave të armatosura mund të ndihmojë në formimin e drejtuesve më të aftë dhe në avancimin e zhvillimit të vendit. Fotot e publikuara prej tij në rrjetet sociale e tregojnë kryeministrin duke marrë pjesë në ushtrime ushtarake së bashku me ministrat, zëvendësministrat dhe drejtuesit e institucioneve qeveritare, në qendrën e stërvitjes ushtarake Hurso. Kjo nismë është e pazakontë në Etiopi, ku zyrtarët e lartë të qeverisë civile rrallëherë shihen duke iu nënshtruar stërvitjeve ushtarake. Mes pjesëmarrësve janë kryetarja e Dhomës së Federatës, Muferiat Kamil, ministrja e Financave, Fitsum Assefa, dhe ministrja e Shëndetësisë, Mekdes Daba. Nuk dihet...