Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Foto/ Kreta tronditet nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.1, lëkundjet ndjehen edhe në Atikë
👁2881
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e së enjtes zonën pranë Neapolis, në prefekturën e Lasithit, duke shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve të Kretës dhe përtej saj. Lëkundjet u ndjenë qartë edhe në rajonin e Atikës, përfshirë Athinën. Sipas mediave lokale, shumë banorë janë zgjuar të alarmuar, duke dalë jashtë banesave të tyre për siguri. Dëshmitarët raportuan një gjëmim të fuqishëm pas lëkundjeve, ndërsa pamjet filmike tregojnë kabllot elektrike dhe makinat duke u dridhur gjatë tërmetit. Në disa supermarkete, produkte ranë nga raftet, duke shkaktuar dëme materiale të vogla.Pasgoditjet nuk...