FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë
Kina do të miratojë një arkitekturë “dy lëshime, një ankorim në orbitën hënore” për programin e saj të eksplorimit të Hënës me astronautë, tha një inxhinier të shtunën, ndërsa puna zhvillimore për uljen në Hënë përparon vazhdimisht. Wang Xiang, zv.kryeprojektuesi i programit hapësinor me astronautë të Kinës dhe kryeprojektuesi i programit të eksplorimit hënor, e përshkroi planin në Simpoziumin e 7-të të Fluturimeve Hapësinorë me Astronautë në Pekin. Sipas skemës, dy raketa do të dërgojnë veçmas anijen hënore “Lanyue” dhe anijen kozmike me ekuipazh “Mengzhou” në orbitën e transferimit Tokë-Hënë, dhe dy anijet kozmike do të kryejnë një ankorim në orbitën hënore. Astronautët më pas do të transferohen nga anija kozmike “Mengzhou” në anijen e uljes “Lanyue” për zbritjen mbi sipërfaqen hënore dhe punën shkencore...
Burimi:
javanews.al