FOTO/ Gjakoset nga narkopolicia e Ramës, fotoreporteri i SYRI-t, Felix Bilani
Narkopolicia e Ramës ka goditur edhe fotoreporterin e SYRI-t, Felix Bilani, gjatë protestës. Sipas dëshmisë së tij, ngjarja ndodhi te Ministria e Ekonomisë, kur policia hyri në godinë. Bilani tregon se u godit dhe se në ato momente nuk kuptoi se çfarë po ndodhte. As fotoreporterët që dokumentojnë zhvillimet në terren nuk i kanë shpëtuar dhunës së narkopolicisë gjatë përplasjeve të protestës.
Burimi:
syri.net