FOTO – Drejtori i Përgjithëm i Policisë në Malësi të Madhe, Hita takon efektivët e dëmtuar në krye të detyrës

FOTO – Drejtori i Përgjithëm i Policisë në Malësi të Madhe, Hita takon efektivët e dëmtuar në krye të detyrës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ishte në Malësinë e Madhe, ku takoi dhe falënderoi dy punonjësit e Policisë, inspektorët Hilmi Smajlaj dhe Samet Bajri, të cilët shërbejnë në Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe u dëmtuan me thikë gjatë ndërhyrjes për ndalimin e një shtetasi gjerman, në fshatin Pjetroshan, pas njoftimit se kishte sulmuar me benzinë automjetin e një qytetari.Drejtori Hita: “Dua t’ju përgëzoj për guximin, profesionalizmin dhe vendosmërinë që treguat në përmbushjen e detyrës, në një situatë me rrezik të lartë për jetën tuaj dhe të qytetarëve. Pavarësisht se u plagosët gjatë ndërhyrjes, ju nuk u tërhoqët dhe arritët të neutralizonit personin, duke parandaluar pasoja edhe më të rënda. Për këtë keni gjithë...