Forum 26 themelon Çmimin Letrar “Fjala” për përkthyesit e letërsisë shqipe
14 November, 2026 - 21:13 Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forum 26 ka njoftuar themelimin e Çmimit Letrar “Fjala”, një vlerësim që do të ndahet çdo vit për përkthyesit që kanë dhënë kontribut të veçantë në përkthimin dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhë të ndryshme të botës. Përmes këtij çmimi synohet të vlerësohet puna e përkthyesve që kanë bërë të mundur prezantimin e veprave të autorëve shqiptarë para lexuesve ndërkombëtarë, duke ndihmuar në përhapjen dhe afirmimin e letërsisë shqipe përtej kufijve gjuhësorë e kulturorë. Çmimi i parë, “Fjala 2026”, do të ndahet më 28 nëntor 2026, gjatë Takimit të Parë Mbarëkombëtar të Forum 26, me temën “Shqipja – Atdheu ynë i përbashkët”. Takimi do të mbahet në Hotel “Palata Venezia”, në Kalanë e Ulqinit,...
Burimi:
kultplus.com