Aaron Copland, një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës amerikane

Aaron Copland, një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës amerikane

14 November, 2026 - 21:49 Aaron Copland ishte kompozitor, pianist dhe dirigjent amerikan, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e muzikës klasike në SHBA. Ai u lind më 14 nëntor 1900, në Brooklyn të New Yorkut, në një familje emigrantësh me prejardhje nga Lituania. Studimet muzikore i vazhdoi në Paris, ku punoi me pedagogë të njohur, ndër ta edhe Nadia Boulanger. Gjatë karrierës së tij, Copland krijoi muzikë orkestrale, balete, opera dhe kolona zanore për filma, duke zhvilluar një stil që ndërthurte muzikën klasike me elemente të muzikës popullore amerikane. Ndër krijimet e tij më të njohura janë “Appalachian Spring”, “Billy the Kid”, “Rodeo” dhe “Fanfare for the Common Man”. Për ndikimin dhe kontributin e tij në muzikë, ai u cilësua nga...