Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
FORMULA 1/ Piastri bën gjithçka mire pas kaosit në start, triumfi në pistën legjendare të SPA e shkëput në kreun e renditjes. Reagon edhe Ferrari
Oskar Piastri ka bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer duke triumfuar në Çmimin e Madh të Belgjikës të Formula 1 në pistën e SPA, duke lënë pas shokun e skuadrës Lando Norris e thelluar diferencën ndaj tij në kryesimin e Botërorit në 16 pikë. Në pistën e famshme belge, ashtu siç pritej, starti ishte kaotik për shkak të reshjeve të shiut, që shtynë fillimin e garës për më shumë se një orë dhe në fund, të gjitha skuadrat u vendosën pas makinës së sigurisë që drejtoi në xhirot e para. Por me fillimin e garës, Piastri i mori me shpejtësi...