Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Formalizimi i tregut të ushqimeve, Tatimet: U bllokuan 20 tonë mallra
Tre ditë nga nisja e aksionit për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale, nga strukturat e Administratës Tatimore dhe Ministrisë së Bujqësisë, janë bllokuar 20 tonë mallra. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën të ditur se bllokimi i mallrave ka ardhur nga inspektimi në 87 subjekte. Sipas DPT-së, rezultatet e 3 ditëve të para tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të këtij sektori, si një garanci për cilësinë, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. DPT njofton se do të vijojë me intensitet aksionin për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore në tregun...