Formacionet zyrtare! Shqipëria nis aventurën në Ligën e Kombeve, Maran kërkon fitoren e parë ndaj Bjellorusisë
Kombëtarja shqiptare nis sonte një kapitull të ri në Ligën e Kombeve, me përballjen ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë pas pesë humbjeve radhazi, ndërsa ende nuk kanë gjetur golin nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maran. Italiani, i cili mori drejtimin e Kombëtares në maj pas largimit të Silvinjos, do të përjetojë sonte ndeshjen e tij të parë zyrtare në stolin kuqezi. Përballë Shqipërisë do të jetë Bjellorusia, një skuadër që vjen në Tiranë në një moment pozitiv. Të besuarit e Viktor Goncharenkos kanë gjashtë ndeshje pa humbje, me tre fitore dhe tre barazime. Pak minuta para ndeshjes, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve. Shqipëri-Bjellorusi do të transmetohet në ekranin e Tv Klan. FORMACIONET ZYRTARE:
Burimi:
javanews.al