Forcohet partneriteti mes dy vendeve, Trump njofton marrëveshjen e re tregtare të SHBA me Vietnamin

Forcohet partneriteti mes dy vendeve, Trump njofton marrëveshjen e re tregtare të SHBA me Vietnamin

Presidenti Donald Trump deklaroi se ka arritur një marrëveshje tregtare me Vietnamin, por nuk dha detaje. “Sapo bëra një marrëveshje tregtare me Vietnamin. Detajet do të vijojnë më pas!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social. Pauza 90-ditore e “tarifave reciproke” të Trump skadon më 9 korrik dhe administrata ka punuar me më shumë se një duzinë partnerësh kryesorë tregtarë mbi kornizat e marrëveshjeve tregtare përpara afatit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv