Forcat speciale dalin në qendër të Tiranës, nxënësit protestë në disa qytete. Jepen masat e sigurisë për të arrestuarit
Sot shënohet dita e katërt e protestave studentore, ku Tirana në këto 3 ditë ka përjetuar trazira të forta, gati në luftë civile. Simbol i rezistencës së protestës studentore, Klevi Metaj i cili u përball me disa efektivë i vetëm, doli këtë të premte në seancë, ku Gjykata caktoi masën e sigurisë ”arrest shtëpie”. Momente tensioni janë regjistruar në qendër të Tiranës, ku, sipas raportimit live të News24, efektivë policie me maska janë parë duke tërhequr zvarrë një të mitur. Pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për rrethanat e ngjarjes. Protestat po përhapen në disa qytete të Shqipërisë, ku të rinjtë dhe gjimnazistët po i bashkohen lëvizjes. Grumbullime janë raportuar në Fushë-Arrëz, Kurbin, Kamëz, Rrëshen dhe Elbasan. Në Kamëz, gjimnazistët kanë dalë në...
Burimi:
kohajone.com