Forca e karakterit me tre përmbysje! Vllaznia e Edi Martinit di të vuajë, është element i një kampioni

Forca e karakterit me tre përmbysje! Vllaznia e Edi Martinit di të vuajë, është element i një kampioni

A do të shpallet Vllaznia kampione në këtë sezon të Superiores? është e vështirë ta thuash, veçanërisht duke ditur dominimin e Egnatias dhe mbi të gjitha, ardhjen e Dinamos së Ilir Dajës që këtë herë do të jetë tërësisht tjetër nga ajo e sezonit që lamë pas. Por a i ka elementet Vllaznia për t’u shpallur kampion? Deri tani, në ndeshjet e Europës, kemi parë një element kampioni të Vllaznisë së Edi Martinit, nuk duhet t’ia mohojmë, shpirtin dhe forcën e karakterit. Në thelb, shkodranët bën 3 përmbysje në Europë. Në fillim humbën 0-1 në shtëpi me Daugvapils, mes shumë...