FORCA E ELISES: UNE I KAM BESUAR DHE I BESOJ VIZIONIT TRANSFORMUES TE EDI RAMES

FORCA E ELISES: UNE I KAM BESUAR DHE I BESOJ VIZIONIT TRANSFORMUES TE EDI RAMES

Elisa Spiropali mund të mos jetë më pjesë e forumeve drejtuese të Partisë Socialiste, pas vendimit të Edi Ramës, por besimi i saj te kryeministri duket se nuk është lëkundur. Të paktën kështu u shpreh vetë ish-kryetarja e Kuvendit, e cila pas disa ditësh heshtjeje doli në emisionin “Top Story” për të folur për përplasjen brenda PS-së. Ndonëse Rama ishte ai që kërkoi largimin e saj nga strukturat drejtuese, Spiropali nuk zgjodhi ta sulmonte politikisht. Përkundrazi, ajo deklaroi se vazhdon t’i besojë vizionit të tij për Shqipërinë, duke ruajtur të njëjtin vlerësim për kryeministrin edhe pas vendimit që e la jashtë forumeve. “Edi Rama erdhi në PS dhe unë iu bashkova partisë si një forcë reformatore për të ndryshuar Shqipërinë. Unë i kam besuar dhe...