SPIROPALI DHE VELIAJ I BASHKOHEN ME PD/ GJIN GJONI: POLITIKA BEN GJITHÇKA TE MUNDUR
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka deklaruar se opozita është e gatshme të bashkëpunojë me çdo faktor politik që kontribuon në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Gjoni u pyet nëse në të ardhmen Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali mund t’i bashkohen Partisë Demokratike si deputetë. Ndonëse nuk e konfirmoi një mundësi të tillë, demokrati theksoi se politika është art i të pamundurës. Ai kujtoi që në politikën shqiptare ka pasur raste kur persona që kanë qenë kundërshtarë të PD-së gjatë qeverisjes socialiste, më pas janë bërë pjesë e saj. “Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo faktor të gatshëm për të kontribuar për largimin e Ramës. Politika shqiptare ka njohur raste kur njerëz që kanë qenë të egër gjatë qeverisjes së...
Burimi:
ntv.al