Fondi i Rindërtimit / Qeveria akordon rreth 319.3 milionë lekë për riforcimin e banesave individuale në Shijak, Vorë dhe Krujë
Këshilli i Ministrave ka miratuar përdorimin e një fondi prej 319,350,424 lekësh (pa TVSH) nga programi i Rindërtimit për vitin 2026, me qëllim financimin e punimeve të riforcimit të banesave individuale në bashkitë Shijak, Vorë dhe Krujë. Vendimi u mor me propozimin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr. 97/2019. Kriteret e përfitimit dhe ndarja e fondeve sipas bashkive Sipas përcaktimit ligjor, ky financim u dedikohet familjeve dhe individëve, banesat e të cilëve janë klasifikuar si “objekte të dëmtuara rëndë, që rezultojnë me shkallë dëmi DS4 dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni,...
Burimi:
javanews.al