Foda pas fitores: Detyrën e kryem në mënyrën më të mirë
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e “Dardanëve” në fitoren ndaj Irlandës. Kosova mundo Irlandën, me rezultat 1-0, të enjten Tekniku gjerman vlerësoi veçanërisht organizimin defensiv të skuadrës, duke theksuar se Irlanda nuk arriti të krijojë raste të rrezikshme gjatë ndeshjes. “Sot më pëlqeu shumë reparti defensiv. Irlandezët nuk krijuan asnjë mundësi. Më pëlqeu qetësia e skuadrës, sidomos pas pjesës së parë, kur u thashë lojtarëve të qëndronin të qetë, sepse goli do të vinte”, ka deklaruar Foda. Ai ishte i kënaqur edhe me paraqitjen e lojtarëve të krahut, përfshirë Edon Zhegrovën, i cili luajti rreth 70 minuta pas një periudhe të gjatë pa minuta në këmbë. “Jam i kënaqur edhe me krahët. Edhe me Zhegrovën, i cili luajti 70...
Burimi:
kultplus.com