FNSH në çdo rrugë të Tiranës, arrestime në masë
Situata në Tirana është tensionuar sërish pas trazirave të disa orëve më parë. Një furgon i policisë, me efektivë të FNSH-së në bord, tentoi t’u afrohej protestuesve, por ndërhyrja nuk rezultoi e suksesshme. Në momentin e afrimit të furgonit, protestuesit reaguan duke hedhur gurë në drejtim të tij dhe më pas u larguan me shpejtësi nga zona, duke shmangur arrestimin.
Burimi:
kohajone.com