Flurans Ilia: Sinqeriteti
Tërë jetën e kam interpretuar sinqeritetin me të gjithë forcën e sinqeritetit tim. Shpesh nuk kam pasur dinamikën e duhur për ta nxjerrë jashtë vetes ashtu si duhet dhe ai është ngujuar aty brenda meje në vazhdën e stinëve si një kokërr e vdekur gruri që pret mbjelljet e ardhshme. Disa herë ka qenë aq e thjeshtë sa e gjithë ajo masë sinqeriteti është hedhur dorazi natyrshëm jashtë meje si vet gjeneza e fjalëve mbjellë enkas për njeriun dhe që besoj se është pasqyra jonë identike. Ajo çka kullon brenda nesh, nektari i fjalëve të zhveshura nga autocensura e ashpër e vëzhgimit të jashtëm. Nuk e kam vrarë mendjen se si kjo performancëështë pritur nga të tjerë, apo se si është interpretuar ky lloj...
Burimi:
kultplus.com