Fluks në rritje në Kakavijë, mbi 12 mijë qytetarë kalojnë pikën kufitare në 24 orët e fundit

Fluks në rritje në Kakavijë, mbi 12 mijë qytetarë kalojnë pikën kufitare në 24 orët e fundit

Pikëkalimi Kufitar i Kakavijës ka njohur një fluks të shtuar gjatë 24 orëve të fundit, në prag të festës së Pashkëve. Sipas të dhënave nga shërbimet e SPK Kakavijë, janë përpunuar gjithsej 12,436 shtetas, nga të cilët 8,194 në hyrje dhe 4,242 në dalje. Po ashtu janë regjistruar 3,667 mjete që kanë kaluar kufirin, ku 2,594 kanë hyrë dhe 1,073 kanë dalë nga Shqipëria. Krahasuar me fillimin e muajit prill, fluksi është në rritje, dhe vihet re një lëvizje e shtuar edhe në dalje, ku shumë shtetas zgjedhin të kalojnë këto ditë pushimi në Greqi pranë familjarëve apo të afërmve....
Burimi: Top-Channel.tv