Fluks i madh udhëtarësh në pikën kufitare të Muriqanit/ Trafik i rënduar, pritje me orë të zgjatura në 40 gradë C

Fluks i madh udhëtarësh në pikën kufitare të Muriqanit/ Trafik i rënduar, pritje me orë të zgjatura në 40 gradë C

Shumë prej tyre vijnë nga Italia pas një rrugëtimi të gjatë prej 15 orësh, shpesh bashkë me fëmijë të vegjël, ndërsa temperaturat në zonë kapin 40 gradë Celsius. Një fluks i madh mjetesh ka shkaktuar trafik të rënduar në pikën kufitare të Muriqanit, ku pritjet kanë zgjatur me orë të tëra. Sipas udhëtareve që po hyjnë në Shqipëri, për një distancë prej vetëm një kilometri u janë dashur mbi dy orë pritje në radhë. Udhëtarët shprehen të lodhur dhe të irrituar nga vonesat dhe kushtet e vështira në kufi, duke apeluar për menaxhim më të mirë të fluksit dhe krijimin e kushteve minimale për fëmijët dhe të moshuarit gjatë pritjes. Autoritetet kufitare nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi situatën.