Fluks i lartë pushuesish, trafik i rënduar në aksin rrugor në drejtim të Lezhës

Fluks i lartë pushuesish, trafik i rënduar në aksin rrugor në drejtim të Lezhës

Dita e parë e muajt gusht nis me mbingarkesë në qarkullimin e automjeteve në drejtimin verior. Siç shihet nga pamjet vargu i makinave nis nga mbikalimi i Patokut dhe vazhdon deri në qytetin e Lezhës. Një nga shkaqet e ketij trafiku mbetet bllokimi i urës së vjetër disa ditë më parë pranë Milotit. Pritet në orët në vijim trafiku të rëndohet akoma dhe më shumë, nga fluksi i lartë i automjeteve në këtë fillim muaj, me pushues nga zona të ndryshme të vendit, që preferojnë bregdetin e Adriatikut.