Fluks i lartë lëvizjesh/ Pushuesit nuk ndalen, rradhë të gjata në të dy anët e kufirit me Maqedoninë e Veriut

Fluks i lartë lëvizjesh/ Pushuesit nuk ndalen, rradhë të gjata në të dy anët e kufirit me Maqedoninë e Veriut

Fluksi i lartë i lëvizjeve në të dy drejtimet ka sjellë ngarkesë të konsiderueshme, duke krijuar vonesa për udhëtarët të cilët kanë qenë të detyruar të presin gjatë në radhë. Edhe ditën e sotme janë shënuar radhë të gjata në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga territori shqiptar. Policia kufitare shqiptare dhe ajo maqedonase po punojnë me kapacitete të plota dhe, në raste të caktuara, po zbatojnë procedura të përshpejtuara për të mundësuar përpunimin sa më të shpejtë të dokumenteve dhe kryerjen e kontrolleve rutinë por përsëri udhëtarët kanë mbetur në pritje. 24 orë më parë në Qafë Thanë kanë hyrë 5311 shtetas dhe kanë dalë 4516 shtetas të tjerë.