Florenc Spaho i shpëton jetën punonjësit 58-vjeçar, ndërhyrja e shpejtë në momentin kritik

Florenc Spaho i shpëton jetën punonjësit 58-vjeçar, ndërhyrja e shpejtë në momentin kritik

Një ndërhyrje në kohën e duhur mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes. Këtë e dëshmoi sot administratori i Illyrian Guard, Florenc Spaho, duke i dhënë ndihmën e parë një punonjësi 58-vjeçar, me inicialet B.M., i cili pësoi infarkt të miokardit dhe ndodhej në rrezik për jetën. Pasi u njoftua nga stafi për gjendjen e punonjësit, Spaho ndërhyri menjëherë, duke vënë në shërbim njohuritë e tij profesionale si mjek. Ai kreu masazh kardiak, duke i dhënë ndihmën e nevojshme deri në mbërritjen e ambulancës. Ndërhyrja rezultoi jetike për 58 vjeçarin, kjo pasi sot edhe për shkak të trafikut të rënduar, një vonesë për një rast të tillë do të ishte fatale. Përtej detyrës së tij si administrator, Spaho tregoi se përgatitja profesionale dhe gatishmëria...