Flick zbulon kërkesën e Raphinha gjatë “El Clasico”-s, gjë që ndryshoi komplet planet e gjermanit
26 Tetor 2026 16:22 Telesport Barcelona pësoi mbrëmë humbjen e parë në këtë sezon në La Liga, pasi u mposht 1-2 nga Real Madridin, në “El Clasico”-n e luajtur në “Camp Nou”. Goli i dytë dhe i fitores për Real Madridin, erdhi vetëm një minutë pasi ylli i sulmit, Raphinha, ishte zëvendësuar. Sulmuesi brazilian ka qenë në formë fenomenale në kampionat, duke shënuar plot 13 gola në nëntë paraqitje këtë sezon. Megjithatë, largimi i tij krejtësisht i papritur nga fusha nuk ishte një vendim taktik i qëllimshëm nga ana e trajnerit. Flick kishte plane krejtësisht të ndryshme taktike për minutat e fundit. Trajneri dëshironte ta përdorte 29-vjeçarin në një pozicion më të tërhequr, në qendër, për të kërkuar fitoren në fund të takimit. Flick u...
Burimi:
telesport.al