Flick rinovon kontratën me Barcelonën deri në 2027

Flick rinovon kontratën me Barcelonën deri në 2027

Hansi Flick ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2027. Katalanasit kanë zyrtarizuar vendimin për trajnerin gjerman, të cilit i përfundonte bashkëpunimi me përfundimin e edicionit të ardhshëm. Rinovimi me trajnerin gjerman ishte paralajmëruar më parë. Flick u tregua magjik këtë sezon duke fituar tre trofe. Fillimisht Superkupën, më pas Kupën e Mbretit dhe në fund kampionatin. Të gjitha përballë Realit, përballë së cilit numëroi vetëm fitore.  
Burimi: Vizionplus.tv