Flick: Falënderoj drejtuesit për mbështetjen pas dy humbjeve, besnikë filozofisë sonë deri në fund

Flick: Falënderoj drejtuesit për mbështetjen pas dy humbjeve, besnikë filozofisë sonë deri në fund

30 Tetor 2026 14:10 Alfred Lleshi Hansi Flick foli për gjendjen e Barcelonës pas humbjes në “El Clásico” dhe në prag të ndeshjes me Alavés. Trajneri gjerman falënderoi drejtuesit për mbështetjen dhe u shpreh i bindur se skuadra do të reagojë. Për dy humbjet radhazi: “Rruga është e gjatë dhe nuk ka ndodhur asgjë e pakthyeshme. Humbja ndaj Real Madridit nuk i pëlqen askujt, por duhet ta pranojmë dhe të mësojmë prej saj. Mendoj se mund ta kishim fituar ndeshjen. Kemi disa mungesa të rëndësishme në mbrojtje dhe duhet të gjejmë zgjidhje”. Për Raphinha dhe kombëtaren braziliane: “Raphinha është shumë i rëndësishëm për ne. U kthye i dëmtuar nga ndeshjet e kombëtareve. Ai e ka klubin në zemër, por dëshiron të ndihmojë edhe Brazilin. Nëse...