Burimi:
Top-Channel.tv

“Flet vetë, gjykoni vetë…”, Rama publikon pamje nga QSUT në vitin 2013, ironizon premtimet e Berishës
👁4102
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale, pamje nga Qendra Spitalore Universitare Tiranë në vitin 2013 ku tregohet situata që trashëguan socialistët nga qeverisja e demokratëve në kohën kur ata humbën zgjedhjet. Në video shihen kushte të tmerrshme të spitaleve, ndërkohë pamjet Edi Rama i shoqërohen me fjalët e Sali Berishës i cili premton dyfishim të buxhetit të shëndetësisë dhe rritje rrogash për bluzat e bardha. Postimin e tij, kryeministri e shoqëron me mbishkrimim “Absolutisht! Flet vetë, gjykoni vetë”. Top Channel