Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Flet Bardha: Rigonin e mbledh me burrin, s’mund t’i them malit “më jep një copë letër”
Në hyrje të tregut të fruta-perimeve në Sarandë, që prej 35 vitesh, ndodhet një figurë që është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së qytetit: Bardha Nesturaj. E njohur për buzëqeshjen dhe sinqeritetin e saj, Bardha është kthyer në simbolin e punës së ndershme e të palodhur, duke ruajtur me përkushtim traditën familjare të tregtisë që nisi në vitin 1990 bashkë me prindërit dhe vëllezërit e saj. Pak ditë më parë, ajo u bë virale në rrjetet sociale dhe në media pas një përplasjeje verbale me një inspektor tatimor, i cili i kërkonte faturë për rigonin që ajo vetë e kishte mbledhur në mal. “Kujt t’ia marr faturën për çajin që mbledh në mal, gurëve të malit?”, – thotë ajo me një buzëqeshje që fsheh...