Flet Ahmetaj: Nga lidhja Rama-Yefet te takimi në Monako/ Si ngrihet “skema KAYO

Flet Ahmetaj: Nga lidhja Rama-Yefet te takimi në Monako/ Si ngrihet “skema KAYO

Flet Ahmetaj: Nga lidhja Rama-Yefet te takimi në Monako/ Si ngrihet “skema KAYO Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar një audiopërgjim të cilin pretendon se përbën dëshmi për një skemë të gjerë abuzimi me fondet publike, asetet shtetërore dhe trafikun ndërkombëtar të armëve. Në intervistën e dhënë nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, Ahmetaj e vendosi në qendër të denoncimeve biznesmenin Ron Yefet, kompaninë Timak Defense dhe atë që ai e cilësoi si “koncepti KAYO”. Sipas Ahmetajt, audiopërgjimi është regjistruar në janar të vitit 2026 dhe përfshin biseda që, sipas tij, lidhen me persona dhe kompani të përfshira në sektorin e mbrojtjes dhe në marrëdhëniet me institucionet shtetërore. Ahmetaj pretendoi se Ron Yefet, të cilin e përshkroi si shtetas amerikano-izraelit dhe shqiptar, zotëron 49% të kompanisë...