Burimi:
Sportekspres.com

“Flasin shumë, sepse na kanë zili”, Marota: Inzagin e kemi marrë me fat
👁11999
Xhuzepe Marota i ka dhënë përgjigje zërave që flasin për një falimentim të Interit. Presidenti i zikaltërve ka deklaruar se kemi të bëjmë vetëm me fjalë që vijnë prej zilisë. Ai shpjegon se klubi ka financa të shëndosha dhe çdo gjë shkon normalisht. Marota gjithashtu ka folur edhe për Simone Inzagin, për të cilin shprehet se i ndihmoi edhe fati për ta marrë në krye të pankinës. “Flasin shumë. Është kultura tipike e zilisë. Kurrë nuk kemi rrezikuar asgjë. Kemi një hua, të cilën e kontrollojmë shumë mirë. Nuk jemi debitorë kundrejt furnitorëve, kundrejt bankave. E paguajmë borxhin tonë rregullisht....