Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë në basketboll për femra, mund Tiranën në finale dhe e zbret nga froni

Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë në basketboll për femra, mund Tiranën në finale dhe e zbret nga froni

Ekipi i Flamurtarit është shpallur kampion i Shqipërisë në basketboll për femra për sezonin sportiv 2024-2025. Vlonjatet fituan sot 63-53 ndaj Tiranës në finalen e tretë play off, luajtur në Vlorë. Flamurtari i fitoi të trija finalet e luajtura, duke triumfuar 3-0 me ndeshje ndaj bardhebluve. Edhe pse pritej një përballje më e fortë mes dy skuadrave më të mira në Shqipëri, këto finale konfirmuan dominimin e vlonjateve. Një titull kampion i merituar për Flamurtarin, që e rriti nivelin e lojës së tij ndjeshëm muajt e fundit, duke triumfuar edhe në Ligën Unike. Ndërkohë që sot, bregdetaret ngritën lart edhe...
Burimi: Telesport.al